Vdekja e Dieperink, një emër i njohur në arenën ndërkombëtare, ndodhi në rrethana ende të paqarta. Policia ka rrethuar rrugën pranë banesës së tij. Hetimet policore kanë përfunduar, duke konfirmuar se nuk ishin përfshirë palë të treta.
Detajet e ngjarjes nuk janë bërë publike për të ruajtur privatësinë e familjes së tij. Dieperink kishte shërbyer në shumë ndeshje dhe ishte pjesë e ekipit të VAR-it në EURO 2024, duke arbitruar edhe ndeshjen Itali-Shqipëri. Të shtunën e kaluar, ai drejtoi një ndeshje miqësore.
Ai ishte përfshirë fillimisht në listën e gjyqtarëve të FIFA-s për Botërorin 2026, por u përjashtua më pas. Përjashtimi erdhi pas një arrestimi në prill në Londër, pas një ndeshjeje të Ligës së Konferencës, ku u akuzua për sulm ndaj një të mituri dhe dy akuza të tjera. Akuzat ranë për mungesë provash, por FIFA e hoqi nga listat e saj.