Oketa u thirr si dëshmitar nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Ai u paraqit në ambientet e SPAK pak para nisjes së seancës. Dëshmia e tij vjen në kuadër të marrjes në pyetje të personave me role institucionale gjatë periudhës kur u ndërmorën procedurat lidhur me kompleksin “Partizani”.
Më herët, për këtë çështje kanë dëshmuar edhe ish-ministrat Genc Rruli dhe Ylli Pango. Dosja “Partizani” ka në qendër akuzat për korrupsion. Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me akuzën e korrupsionit. Dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrim parash.