Seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt u zhvillua në GJKKO në orën 10:00. Veliaj mungoi, duke kundërshtuar zhvillimin e procesit në kafazin e qelqtë. Kjo është mungesa e tij e dytë në seancat e fundit.

Gjykata më parë ka rrëzuar kërkesat e mbrojtjes për transmetimin live të seancës dhe për zhvillimin e procesit jashtë kafazit të qelqtë. Prokurori Ols Dado deklaroi se qëndrimi në kafazin e qelqtë nuk përbën trajtim poshtërues, por është masë për sigurinë dhe mbarëvajtjen e gjyqit.