Të tre personat u arrestuan në flagrancë nga Policia më 3 korrik 2026. Gjykata e vlerësoi arrestimin e tyre si të ligjshëm dhe pranoi kërkesën e Prokurorisë.

Granit Pepnika, i njohur si kreu i një rrjeti call center-ash që zhvati 50 milionë euro nga qytetarë evropianë, u arrestua në Dhërmi. Grupi i tij u godit në prill të këtij viti. Ai ishte në kërkim për mashtrime përmes call center-ave.

Pepnika, Hitaj dhe Rexhmati dyshohen për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Redion Rexhmati akuzohet gjithashtu edhe për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Gjyqësore, është ngarkuar me ekzekutimin e masave të sigurisë. Vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 ditësh nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.