Avokati Nazmi Sallahu njoftoi se Gjykata Supreme ka pranuar kërkesën e veteranëve. Më parë, veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u mohohej padrejtësisht e drejta për të përfituar pensionin e veteranit krahas pensionit bazë dhe atij kontributiv.
Ky kufizim, sipas Sallahut, shkaktonte pabarazi dhe cenonte parimet kushtetuese e juridike të Republikës së Kosovës. Vendimi i Gjykatës Supreme rikthen të drejtën e mohuar, duke lejuar kumulimin e këtyre pensioneve.