Trupa gjykuese refuzoi kërkesën e Ajola Xoxës për pezullimin e gjykimit. Megjithatë, seanca e radhës u shty për të siguruar praninë e saj në sallë.

Gjykata konstatoi se Xoxa nuk kishte marrë pjesë personalisht në asnjë seancë që nga kërkesa për gjykim në themel, por ishte përfaqësuar nga avokatët. U vërtetua se Xoxa kishte kryer lindje me operacion më 29 qershor.

Si pasojë e kësaj situate, gjykata vendosi shtyrjen e seancës. Po ashtu, afatet e paraburgimit për Erion Veliajn u pezulluan deri në seancën e radhës. Seanca e ardhshme do të mbahet më 21 korrik, në orën 10:00.