Gjykata rrëzoi kërkesat e Prokurorisë për izolim në qeli, pas seancës së gjatë me debate të ashpra mes palëve. Avokatët mbrojtës e konsideruan vendimin një fitore të pjesshme, pavarësisht insistimit se arrestimet ishin politike dhe të paligjshme.
Prokuroria fillimisht kërkoi “arrest me burg” për tre persona, më pas ndryshoi qëndrim duke kërkuar “arrest në shtëpi” për njërin. Për të gjithë të tjerët kërkoi masën “detyrim paraqitje”.
Gjykata vendosi masën e “arresti shtëpiak” vetëm për dy persona, me mbiemrat Bardhi dhe Gega. Të gjithë të tjerët u lanë me masën “detyrim paraqitje”, disa një herë në muaj dhe disa një herë në dy muaj.
Mbrojtja shprehu kundërshti të forta me argumentimin e gjykatës, duke theksuar se policia kishte vepruar pa kritere ligjore dhe në mënyrë joproporcionale. Sipas avokatëve, arrestimi i shumicës dërrmuese ishte plotësisht i paligjshëm dhe pa prova konkrete, edhe pse gjykata e vlerësoi arrestimin ligjor në parim për efekt procedure.