Kërkesa e Ajola Xoxës për pezullimin e gjykimit, me argument shkaqet shëndetësore pasi ajo ndodhet me leje lindje, u rrëzua nga GJKKO. Kërkesa ishte depozituar nga avokati i saj, Maks Haxhia, i cili theksoi pamundësinë e Xoxës për të marrë pjesë në seancë.
Megjithatë, gjykata vendosi shtyrjen e seancës për të mundësuar praninë e Xoxës në të ardhmen. Seanca e radhës do të zhvillohet më 21 korrik, në orën 10:00.