GJKKO rrëzoi kërkesën e Ajola Xoxës për pezullimin e gjykimit. Avokati Maks Haxhia deklaroi se Xoxa ndodhet me leje lindjeje dhe nuk mund të marrë pjesë në seancë, duke kërkuar pezullimin e procesit.

Seanca e radhës për këtë çështje do të zhvillohet më 21 korrik, në orën 10:00. Vendimi për shtyrjen erdhi me qëllim që Xoxa të jetë e pranishme.

Në një zhvillim tjetër, GJKKO vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.