Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim për zgjatjen e orarit të përdorimit të mjeteve elektroakustike në bizneset e gastronomisë. Gjatë ditëve të punës, muzika do të lejohet deri në orën 23:00. Të premten dhe të shtunën, orari zgjatet deri në mesnatë, në orën 24:00.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet i vlefshëm deri më 20 gusht 2026. Gjatë kësaj periudhe, urdhëresa nr. 312/22 e datës 21 prill 2022, e cila rregullonte mbrojtjen nga zhurma, pezullohet. Monitorimi i zbatimit të vendimit të ri do të bëhet nga Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.