Drejtorati për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me organizatën Islamic Relief, shpërndau 300 pako për familjet nën asistencë sociale. Përfituan 300 familje në nevojë nga ky aktivitet.

Drejtoresha Mimoza Kadriu Qerimi theksoi se pakoja përmbante mish. Ajo vlerësoi bashkëpunimin me Islamic Relief, duke e cilësuar si një kontribut të çmuar për mirëqenien e familjeve. Drejtoresha falënderoi të gjithë kontribuesit në realizimin e këtij aksioni humanitar.