Gjatë kësaj jave, Policia Rajonale dhe Njësia e Trafikut Rrugor në Gjilan hetuan 13 aksidente me dëme materiale dhe 19 aksidente me të lënduar. U shqiptuan 36 gjoba për mosmbajtje të rripit të sigurisë dhe 22 gjoba për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit. Gjithashtu, 14 gjoba u vendosën për modifikime të automjeteve, përfshirë xhamat e errët.
Shtatëmbëdhjetë ngasësve iu ndalua drejtimi i mjeteve motorike. Policia Rajonale e Gjilanit u bëri apel drejtuesve të automjeteve të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut, duke theksuar se shkelja e ligjit mund të ketë pasoja fatale.