Federata Gjermane e Futbollit (DFB) zyrtarizoi ndërprerjen e kontratës me trajnerin Julian Nagelsmann me efekt të menjëhershëm. Ky vendim vjen pas eliminimit të Gjermanisë në fazën e 1/16-ve të Kupës së Botës, një rezultat i konsideruar zhgënjyes.
Nagelsmann kishte kërkuar vetë lirimin nga detyrat, kërkesë e cila u miratua unanimisht nga bordi mbikëqyrës dhe përfaqësuesit e korporatës së DFB-së. Së bashku me Nagelsmann, edhe dy asistentët e tij, Benjamin Gluck dhe Benjamin Hubner, do të largohen nga postet e tyre.
Udhëheqësia e DFB do të fillojë bisedimet me Jurgen Klopp për të marrë drejtimin e ekipit. Klopp ka shprehur gatishmërinë e tij të përgjithshme për këtë rol.
Gjithashtu, drejtori menaxhues për sportin, Andreas Rettig, njoftoi se nuk do të rinovojë kontratën e tij, e cila skadon në fund të vitit. Këtë vendim, për arsye personale, Rettig ia kishte komunikuar presidentit të DFB-së para fillimit të Kupës së Botës FIFA.