Kancelari Friedrich Merz deklaroi se qëllimi i reformave është ulja e barrës fiskale dhe thjeshtimi i procedurave administrative. Familjet me dy fëmijë do të përfitojnë më së shumti nga lehtësimet tatimore, duke kursyer mbi 600 euro në vit.
Këto lehtësime do të ulin të ardhurat buxhetore me rreth 10 miliardë euro. Për të kompensuar këtë, qeveria parashikon rritjen e taksave deri në 47% për shtresat me të ardhura më të larta.
Ndryshimet prekin edhe tregun e punës. Kontratat e përkohshme mund të zgjasin deri në gjashtë vjet. Ministrja e Punës, Bärbel Bas, njoftoi se punonjësit do të duhet të paraqesin vërtetim mjekësor që nga dita e parë e mungesës, duke i dhënë fund praktikës së marrjes së lejes mjekësore vetëm me telefonatë.
Paketa rrit gjithashtu moshën e pensionit në 67 vjeç. Ajo përfshin edhe masa për reduktimin e burokracisë shtetërore.
Këto reforma synojnë forcimin e ekonomisë gjermane dhe frenimin e rritjes së mbështetjes për partinë e ekstremit të djathtë, AfD.