Eliminimi nga Kupa e Botës pas humbjes ndaj Paraguait me penallti (5-4) ka nxitur diskutime për një fillim të ri në futbollin gjerman. Një revolucion i plotë po shqyrtohet, me fokus te një trajner dhe brez i ri futbollistësh për të rikthyer kombëtaren në majat e futbollit.

Jurgen Klopp është përmendur si kandidati kryesor për të pasuar trajnerin Julian Nagelsmann, largimi i të cilit konsiderohet i pashmangshëm. Nëse vendoset për një revolucion të thellë, lojtarë si Antonio Rudiger, Leon Goretzka, Pascal Gros dhe Leroy Sane mund të mos jenë pjesë e projektit të ri.

Në portë, pas tërheqjes së Manuel Neuer dhe fundit të karrierës ndërkombëtare të Oliver Baumann, Gjermania po përgatit portierë të rinj si Jonas Urbig, Noah Atubolu dhe Mio Backhaus. Urbig konsiderohet kandidati kryesor për numrin një nëse siguron vendin e titullarit te Bayern Munich.

Mbrojtja, e cilësuar si një pikë e dobët në Botëror, do të ketë ndryshime. Josha Vagnoman dhe Philipp Treu përmenden si zgjidhje të reja në krahë. Nathaniel Brown ka fituar besimin e tifozëve, ndërsa Luca Netz mund të marrë një shans. Qendra e mbrojtjes pritet të mbahet nga Jonathan Tah dhe Nico Schlotterbeck.

Në mesfushë, Joshua Kimmich pritet të rikthehet dhe të formojë një dyshe me Aleksandar Pavlovic. Alternativa si Felix Nmecha, Assan Ouedraogo dhe Tom Bischof konsiderohen pjesë e së ardhmes. Jamal Musiala dhe Florian Wirtz mbeten liderë të ekipit, pavarësisht Kupës së Botës jo shumë të suksesshme. Në sulm, emra si Lennart Karl, Said El Mala, Kevin Schade dhe Jamie Leweling janë opsione, ndërsa Nicolo Tresoldi dhe Dzenan Pejcinovic, së bashku me Kai Havertz dhe Nick Woltemade, janë gjithashtu në planet e ekipit.