Eliminimi i hershëm nga Kupa e Botës pas humbjes ndaj Paraguajit ka nxitur diskutime për ndryshime rrënjësore në Kombëtaren gjermane. Po flitet gjithnjë e më shumë për një revolucion të plotë, që përfshin një trajner të ri dhe një brez të ri futbollistësh, me synim rikthimin e “Mannschaft”-it në majat e futbollit.
Zërat sugjerojnë largimin e Julian Nagelsmann. Kandidati kryesor për ta pasuar atë është Jürgen Klopp. Nëse Federata Gjermane e Futbollit (DFB) vendos për këtë revolucion, emra si Antonio Rudiger, Leon Goretzka, Pascal Gros dhe Leroy Sane mund të mos jenë pjesë e projektit të ri.
Ndryshimet priten të prekin të gjitha repartet. Në portë, pas tërheqjes së Manuel Neuer, emra si Jonas Urbig, Noah Atubolu dhe Mio Backhaus konsiderohen e ardhmja. Urbig shihet si kandidati kryesor për numrin një, nëse siguron vendin e titullarit te Bayern Munich.
Mbrojtja, një nga pikat më të dobëta në Botëror, mund të përforcohet me Josha Vagnoman dhe Philipp Treu. Në krahun e majtë, Nathaniel Brown dhe Luca Netz përmenden si zgjidhje. Qendra e mbrojtjes pritet të ketë si bazë partneritetin mes Jonathan Tah dhe Nico Schlotterbeck.
Mesfusha e së ardhmes mund të shohë rikthimin e kapitenit Joshua Kimmich, i cili mund të formojë një dyshe me Aleksandar Pavlovic. Alternativa të tjera janë Felix Nmecha, Assan Ouedraogo dhe Tom Bischof. Jamal Musiala dhe Florian Wirtz mbeten liderë. Në sulm, emra si Lennart Karl, Said El Mala, Kevin Schade dhe Jamie Leweling, si dhe Nicolo Tresoldi, Dzenan Pejcinovic, Kai Havertz dhe Nick Woltemade, janë pjesë e planeve.