Kancelari gjerman, Friedrich Mertz, njoftoi se marrëveshja u finalizua gjatë takimit të tij me zyrtarë amerikanë në samitin e NATO-s në Ankara. Ai theksoi se takimi tejkaloi pritjet.
Mertz u shpreh para parlamentarëve në Bundestag se kjo lëvizje mbyll një boshllëk strategjik kritik në mbrojtjen gjermane. Njëkohësisht, Gjermania vazhdon të punojë për zhvillimin e sistemeve evropiane dhe vendosjen e tyre në kontinent.
Planet për vendosjen e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në Gjermani ishin vënë më parë në dyshim. Kjo pas njoftimit të ish-Presidentit amerikan Donald Trump në maj, për reduktimin e pranisë ushtarake amerikane në vend.