Vajza e re ishte shpallur e zhdukur nga familjarët e saj. Trupi i saj u zbulua, duke nxitur menjëherë një hetim nga ana e policisë greke.

Ekzaminimi fillestar nuk ka konstatuar shenja të dukshme të një vepre penale. Megjithatë, hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të japë shkakun e saktë të vdekjes së 23-vjeçares.