Zjarri i vetëm aktiv ndodhet në zonën e komunave Çeshinovë-Obleshevë dhe Probishtip. Ai ka përfshirë fshatrat Novoselani, Lepopelci, Buçishte dhe Neokazi, duke djegur bimësi të ulët dhe pyje të degraduara.

Ndërkohë, janë shuar pesë zjarre. Katër prej tyre ishin në Komunën e Shtipit, duke përfshirë fshatrat Çardaklija dhe Star Karaorman, zonën 'Isar', dhe hapësirën midis Qumështores së Shtipit dhe fabrikës 'Albatros'. Këto zjarre dogjën bimësi të ulët, drithëra dhe kashtë.

Zjarri i pestë i shuar ishte në Komunën e Tetovës, në pronën e 'Zhito Pollog', ku po ashtu u dogj bimësi e ulët.