Zjarri i vetëm aktiv ndodhet në komunën e Kumanovës, në zonën e njohur si “Parmakovi nivi”, ku po digjet bar i thatë. Ekipet përkatëse janë duke punuar për shuarjen e tij.
Ndërkohë, pesë zjarre të tjera janë vënë nën kontroll. Këto përfshijnë zjarret në fshatin Przhdevë të Demir Kapis, ku u dogjën dy shtëpi, një objekt ndihmës, bar i thatë dhe një zonë me vegjetacion të ulët. Zjarre të tjera janë shuar në fshatin Vollkovë të Gjorçe Petrovit, në fshatin Novaci të komunës së Novacit (bar i thatë), në Dibër (mbeturina) dhe në deponitë e fshatrave Grdovc e Mojanc të komunës së Koçanit.