Zjarri aktiv ndodhet në komunën e Kumanovës, në vendin e quajtur “Parmakovi nivi”, ku po digjet bar i thatë. Ekipet zjarrfikëse janë duke operuar në terren për ta vënë nën kontroll.

Pesë zjarre të tjera janë shuar. Këto përfshijnë zjarre në fshatin Przhdevë të Demir Kapis, ku u dogjën dy shtëpi, një objekt ndihmës, bar i thatë dhe pyll i ulët. Zjarre u fikën gjithashtu në fshatin Vollkovë të Gjorçe Petrovit, në fshatin Novaci të komunës së Novacit (bar i thatë), në Dibër (mbeturina), si dhe në fshatrat Grdovc dhe Mojanc të komunës së Koçanit (deponi mbeturinash).