I dyshuari, nën ndikimin e alkoolit, përplasi veturën e tij me automjetin policor. Si pasojë e goditjes, vetura zyrtare doli nga rruga dhe u përplas në një shtyllë elektrike.
Pas aksidentit, drejtuesi i dyshuar tentoi të largohej në këmbë nga vendi i ngjarjes, por u ndalua dhe arrestua nga zyrtarët policorë. Disa persona, përfshirë oficerë policie, morën trajtim mjekësor në vendin e ngjarjes.
Policia e ka cilësuar ngjarjen si "Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm" dhe "Sulm ndaj personit zyrtar". Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.