Gims, emri i vërtetë Gandhi Alimasi Djuna, publikoi kalendarin e koncerteve në rrjetet sociale. Prishtina është pjesë e qyteteve që ai do të vizitojë këtë verë. Këngëtari është një nga artistët më të njohur të muzikës frankofone.

Ai ka publikuar dhjetëra hite dhe ka miliarda dëgjime në platformat muzikore. Gims ka një lidhje të veçantë me publikun shqiptar. Në vitin 2021, ai bashkëpunoi me këngëtaren Dhurata Dora në këngën "Only You". Ky projekt u kthye në hit dhe grumbulloi miliona shikime në YouTube. Bashkëpunimi ishte një nga projektet ndërkombëtare më të suksesshme të Dhurata Dorës.