Gimenez, në një intervistë për “Blick”, deklaroi se është i mahnitur nga arritjet e Messit. Ai vlerësoi veçanërisht vullnetin dhe shpirtin luftarak të kapitenit të Argjentinës, edhe pse Messi ka fituar tashmë gjithçka në karrierë.

Lionel Messi ka shënuar gjashtë gola për Argjentinën në Kupën e Botës së fundit. Gimenez theksoi se kjo tregon dallimin e Messit nga futbollistët e tjerë, duke e cilësuar si “të pabesueshme” atë që ai arrin në këtë moshë.