Georgina Rodriguez prezantoi së fundmi markën e saj të re të veshjeve, Mimoa, me seli në Dubai. Kjo markë synon të ofrojë veshje për gratë me çmime nën 100 euro.

Antonela Roccuzzo mori një paketë promovuese me produkte nga koleksioni i Mimoa. Ajo e falënderoi publikisht Georginën përmes një postimi në Instagram, duke shkruar: “Faleminderit shumë, Georgina. Gjithçka është e mrekullueshme. Të uroj gjithë suksesin e botës.”

Rodriguez shpjegoi se ideja për Mimoa lindi nga bindja se trupi i gruas është i bukur ashtu siç është, pa nevojë për rregullime. Ajo prezantoi markën gjatë një ndeshjeje ku ishte e pranishme për të mbështetur partnerin e saj, Cristiano Ronaldon, duke veshur një kombinim sportiv me numrin 7 të Ronaldos.