Domagoj Margetiq, gazetar hulumtues nga Kroacia, ka konfirmuar se ka marrë një ftesë zyrtare nga Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës. Ai do të dëshmojë në hetimet për rastin e njohur si “Sarajevo Safari”.

Margetiq ka kërkuar prej vitesh hetimin e kësaj çështjeje, duke publikuar vazhdimisht pretendime. Ftesa për të dëshmuar erdhi pak ditë pasi prokurorët e Bosnjës morën pjesë në një takim të EUROJUST, agjencisë së Bashkimit Evropian, ku u diskutua ecuria e hetimeve për këtë rast.

Gazetari kroat theksoi se pas atij takimi, hetimi u ngrit në nivel të Bashkimit Evropian. Ai u shpreh se do t’i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë dhe do t’u dorëzojë hetuesve të gjithë dokumentacionin dhe provat e mbledhura.

Margetiq bëri një deklaratë të fortë, duke pretenduar se nëse i ndodh diçka para se të dëshmojë, përgjegjësia duhet të kërkohet te presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.