Guy De Launey tregoi se reagimi i Kryeministrit Rama ishte “hapja e dukshme e syve” pas pyetjes së bërë. Gazetari sqaroi se pyetja nuk kishte lidhje me shëndetin e Ramës, por me implikimet e hetimeve antikorrupsion ndaj bashkëpunëtorëve të ngushtë politikë.
De Launey theksoi se megjithëse disa tituj lajmesh i lidhin protestat në Shqipëri me çështje të tilla si “flamingot” apo “Jared Kushner”, thelbi i tyre është më kompleks. Sipas tij, pas protestave fshihen çështje shumë më të thella.
Kryeministri Rama dhe qeveria e tij po përballen me protesta masive qytetare prej më shumë se një muaji, të cilat kërkojnë dorëheqjen e tij.