Gavi publikoi një fotografi në Instagram, ku përqafohet me Cancelon pas fitores së Spanjës ndaj Portugalisë në fazën 1/8 të finales. Në fotografi, Cancelo shihet duke puthur Gavin në ballë.
Krahas fotos, Gavi shkroi mesazhin “Siempre juntos hermano”, që përkthehet “Gjithmonë bashkë, vëlla”. Ky gjest miqësie ndodhi menjëherë pas ndeshjes ku Spanja siguroi kalimin në çerekfinale, ndërsa Portugalia u eliminua nga turneu. Momenti tërhoqi vëmendjen e tifozëve duke theksuar respektin dhe lidhjet njerëzore mes lojtarëve, pavarësisht rivalitetit në fushë.