Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, i dërgoi urime Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë. Ai shprehu urimet e tij për popullin dhe institucionet amerikane.
Gashi vlerësoi lart marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, duke i cilësuar si miqësi të qëndrueshme dhe partneritet strategjik. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes amerikane për zhvillimin demokratik të vendit, integrimin euroatlantik dhe stabilitetin rajonal. Kryeparlamentari shprehu bindjen se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të thellohet më tej, në shërbim të paqes, sigurisë dhe prosperitetit të përbashkët.