Gashi vlerësoi lart marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik. Ai theksoi rolin kyç të SHBA-së në mbështetjen e proceseve demokratike dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

Në mesazhin e tij, Gashi u uroi paqe, përparim dhe mirëqenie popullit dhe institucioneve amerikane. Ai shprehu bindjen se bashkëpunimi dypalësh do të thellohet më tej, në shërbim të paqes, sigurisë, prosperitetit dhe vlerave të përbashkëta.

Mbështetja amerikane për zhvillimin demokratik, integrimin euroatlantik dhe stabilitetin rajonal mbetet me rëndësi të veçantë, sipas Gashit.