Takimi u përqendrua në zbatimin e Agjendës së Reformave, si pjesë e rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Gashi shprehu mirënjohje për Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar atë si mjet thelbësor për zhvillimin ekonomik e social të rajonit.
Gjatë bisedës, u konfirmua përparimi i Maqedonisë së Veriut në zbatimin e reformave kryesore. Ky progres mundësoi miratimin e 142.1 milionë eurove për vendin, në kuadër të Planit të Rritjes.
U theksua gjithashtu rëndësia e dialogut politik konstruktiv dhe sigurimi i mbështetjes së gjerë ndërpartiake për reformat që lidhen me integrimin evropian. Vizita e komisioneres Kos u vlerësua si konfirmim i mbështetjes së vazhdueshme të BE-së për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, si dhe inkurajim për vazhdimin e procesit reformues.