Vazhdon me intensitet të lartë procesi i mbledhjes së mbeturinave në të gjitha zonat e Komunës së Fushë Kosovës. Ekipet përkatëse janë në terren, duke punuar për mirëmbajtjen e pastërtisë publike.

Ky angazhim ka për qëllim ruajtjen e një mjedisi të pastër për të gjithë qytetarët. Komuna ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka ftuar ata të kontribuojnë duke hedhur mbeturinat vetëm në vendet e caktuara.