Bekim Qoku, koordinator i grupit parlamentar të VLEN-it dhe deputet, Adnan Azizi, deputet, si dhe Hasim Murtezani, zëvendëssekretar i përgjithshëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, u ndaluan sot në kufi. Ata tentuan të kalonin me pasaporta diplomatike, por u mbajtën për rreth një orë pa sqarime. Pas ndalimit, atyre iu komunikua se kishin ndalesë hyrjeje në Shqipëri.
Zyrtarët vendosën të ktheheshin pasi njëri prej bashkëudhëtarëve të tyre nuk u lejua të kalonte. Ndalimi i tyre dyshohet se lidhet me përfshirjen e tyre në organizimin e protestave të “Revolucionit Flamingo” në Tiranë. Kjo lëvizje qytetare nisi në maj 2026, si protestë kundër ndërhyrjeve në Lagunën e Nartës dhe projektet në Ishullin e Sazanit, duke u zgjeruar më pas në një lëvizje kundër qeverisë.