FSK-ja njoftoi se ka marrë pjesë në ushtrimin “Golden Sabre 2026”, zhvilluar në kampin e Vrellës. Ky ushtrim, i drejtuar nga KFOR-i, vlerësoi procedurat operacionale, komunikimin dhe koordinimin ndërmjet institucioneve të ndryshme.
Qëllimi kryesor ishte rritja e gatishmërisë dhe efektivitetit në menaxhimin e krizave dhe përballimin e skenarëve emergjentë. FSK mori pjesë me njësitë e Gardës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, EOD-së dhe ekipin mjekësor. Gjatë ushtrimit, këto njësi treguan profesionalizëm, gatishmëri dhe aftësi të larta operacionale.
Krahas FSK-së dhe KFOR-it, në ushtrim morën pjesë edhe Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) dhe EULEX-i.