Kylian Mbappe shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 70-të, duke konvertuar një penallti. Penalltia u akordua pas ndërhyrjes së palejuar ndaj Desire Douen, vendim i konfirmuar pas rishikimit në VAR.
Kjo ishte ndeshja më e vështirë për Francën në këtë Botëror, kryesisht për shkak të lojës josportive të Paraguait. Mbappe me këtë gol arrin në 19 gola në Kampionate Botërore, vetëm një më pak se Lionel Messi që mban rekordin. Në këtë Botëror, sulmuesi francez ka shënuar shtatë gola, po aq sa Messi.
Në çerekfinale, Franca do të përballet me Marokun.