Ndeshja mes Francës dhe Paraguait fillon në orën 23:00.
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka zëvendësuar mesfushorin Aurelien Tchouameni me Manu Kone. Tchouameni mungon për shkak të problemeve muskulore, ndërsa Kone do të luajë përkrah Adrien Rabiot në mesfushë.
Mbrojtja dhe sulmi i Francës mbeten të pandryshuara nga ndeshja kundër Suedisë. Gustavo Alfaro, përzgjedhësi i Paraguait, ka aktivizuar gjithashtu lojtarët më të mirë në dispozicion.
Formacionet zyrtare janë si vijon:
Paraguai: Gill; Caceres, Velazuqez, Gomez, Alderete, Alonso; Gomez, Cubas, Galarza, Almiron; Enciso.
Franca: Maignan; Digne, Saliba, Upamecano, Kounde; Rabiot, Kone; Barcola, Olise, Dembele; Mbappe.