Mediat sportive kanë kritikuar ashpër paraqitjen e Paraguait ndaj Francës. Pavarësisht fitores franceze 1:0, ndeshja u karakterizua nga ndërhyrje të shumta dhe momente tensioni. Pas ndeshjes u shënuan edhe tollovi mes lojtarëve.
Vëzhguesit dhe analistët sportivë kanë vënë në dyshtim karakterin sportiv të ndeshjes, duke e krahasuar atë me një meç boksi. Veçanërisht, ka ngritur pikëpyetje fakti që asnjë lojtar i Paraguait nuk u ndëshkua me karton të verdhë, megjithë ndërhyrjet e rënda, siç ishte ajo ndaj Kylian Mbappe.
Franca, pavarësisht sfidave, arriti të triumfojë dhe të vazhdojë garën për titullin e Botërorit.