Ndeshja u zhvillua natën mes të shtunës dhe të dielës. Goli i vetëm u shënua nga Kylian Mbappe në minutën e 70-të, pas një penalltie të akorduar pas rishikimit me VAR. Penalltia erdhi si pasojë e një ndërhyrjeje të palejuar ndaj Desire Douen.
Franca dominoi lojën, por u përball me një rezistencë të fortë nga Paraguai, i cili përdori taktika josportive në fushë. Ky ishte ndër takimet më të vështira për francezët në këtë Botëror. Mbappe, me golin e shënuar, arrin në 19 gola në Kampionate Botërore. Në këtë Botëror ai ka shënuar shtatë gola, duke barazuar rekordin e Messit.
Në çerekfinale, Franca do të përballet me Marokun.