Sasho Klekovski, drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, deklaroi sot se të gjitha barnatoret duhet të kenë në dispozicion ilaçet e përfshira në listën pozitive dhe që lëshohen me recetë. Ai ftoi qytetarët të raportojnë çdo rast kur një barnatore refuzon shërbimin.
Denoncimet mund të bëhen pranë Fondit, përmes email-it informativ ose formularit të posaçëm. Klekovski theksoi këtë pikë pas një konference për shtyp në Qeveri, ku u prezantua zgjerimi i listës pozitive me tre ilaçe të reja antikoagulante: enoksaparinë, nadroparinë dhe rivaroksaban.