Mesfushori i Manchester Cityt, Phil Foden, u pa në pubin “Bay Tree” në Grove, ndërsa shikonte ndeshjen Angli-Meksikë, e cila përfundoi 3:2. Foden mbërriti në lokal pak para fillimit të ndeshjes, pasi kishte marrë pjesë më herët në garën e Formula 1 në Silverstone.

Tifozët e pranishëm, rreth njëqind në numër, shprehën habi për praninë e tij të papritur. Foden e ndoqi ndeshjen me qetësi, në shoqërinë e miqve. Ai piu një “Coca-Cola” dhe nuk hezitoi të bëjë fotografi me shikuesit.

Një nga klientët e pub-it e cilësoi praninë e tij si “një surprizë e këndshme” dhe shtoi se ishte “fantastike ta shihnim në komunitetin tonë”. Foden qëndroi në pub gjatë gjithë ndeshjes dhe u largua menjëherë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit. Ai nuk ishte pjesë e skuadrës së Thomas Tuchel për këtë ndeshje.