Kjo shifër e rendit Shqipërinë në grupin e ekonomive evropiane me rritje më të shpejtë, duke tejkaluar ndjeshëm mesataren e parashikuar për Eurozonën dhe Bashkimin Evropian. FMN thekson se Europa do të përballet me një rritje të ngadaltë ekonomike në dekadën e ardhshme.
Eurozona pritet të rritet mesatarisht 1.2% në vit, ndërsa Bashkimi Evropian rreth 1.4% në periudhën 2027–2031, shumë poshtë mesatares globale prej 3.2%. Disa ekonomi më të vogla evropiane, megjithatë, do të shënojnë ritme më të larta. Malta kryeson me 3.96%, ndjekur nga Kosova me 3.95% dhe Ukraina me 3.78%, e mbështetur nga rindërtimi pasluftës.
Serbia pritet të rritet me 3.52% në vit, falë investimeve publike dhe përgatitjeve për Expo 2027. Moldavia arrin 3.5%, nxitur nga reformat dhe mbështetja e BE-së. Shqipëria, me 3.19%, ndonëse e fundit në këtë listë, mbetet mbi mesataren evropiane. FMN argumenton se plakja e popullsisë, borxhi i lartë publik, produktiviteti i dobët, kostot e energjisë dhe pasiguritë gjeopolitike do të pengojnë rritjen në ekonomitë më të mëdha të Evropës.