Fluturimet e reja u shtojnë linjave ekzistuese të PrishtinaTicket, duke lidhur Kosovën me qytete të rëndësishme evropiane. Aktualisht, kompania ofron fluturime drejt 25 destinacioneve. Udhëtarët mund të rezervojnë bileta online në faqen zyrtare të PrishtinaTicket.
Çmimi i biletës përfshin rezervimin e ulëses, check-in, bagazh dore dhe një bagazh deri në 20 kg pa pagesë. Përveç rezervimit online, klientët mund të kontaktojnë shërbimin e klientit çdo ditë nga ora 08:00 deri në 23:00 përmes numrave të telefonit të disponueshëm për vende të ndryshme, si Gjermania, Zvicra, Kosova, dhe Suedia.
Mënyrat e pagesës janë të shumta dhe përfshijnë platforma si Mastercard, Visa, Klarna Sofortüberweisung, Apple Pay, Google Pay, Twint, PostFinance dhe E Finance. PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security, duke siguruar të gjithë pasagjerët për rezervimet e tyre.