Filipçe u shpreh se ky rikonstruksion përbën vetëm një zëvendësim personash në poste, pa ofruar rezultate të reja. Ai shtoi se qeveria e kryesuar nga Mickoski nuk ka treguar progres në asnjë sektor pas dy vitesh qeverisje.

Kryetari i LSDM-së vuri në dukje se asnjë fushë nuk ka treguar rezultate konkrete dhe qytetarët nuk kanë ndjerë përmirësim. Sipas tij, vendi ka ngecur dhe qytetarët po thellohen në varfëri. Filipçe theksoi gjithashtu rritjen e pakontrolluar të çmimeve dhe mungesën e rritjes së pagave, duke sjellë ulje të standardit jetësor.