Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) vendosi të heqë pezullimin për sulmuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Folarin Balogun. Kjo lejon Balogun të luajë kundër Belgjikës, ndeshje që zhvillohet të hënën në mëngjes.

Balogun ishte përjashtuar nga loja në ndeshjen kundër Bosnjë-Hercegovinës, pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Tarik Muharemoviqit. Kartoni i kuq ishte dhënë pas rishikimit të situatës në VAR. Ky është rasti i parë në histori të Kupës së Botës ku një lojtar me karton të kuq në ndeshjen paraardhëse nuk suspendohet.

Vendimi i FIFA-s u mirëprit nga përfaqësuesja amerikane dhe Presidenti Donald Trump, i cili shprehu falënderime për FIFA-n, duke theksuar se ishte “një vendim i drejtë” dhe “përmbysje e një padrejtësie të madhe”.

Nga ana tjetër, Federata Belge shprehu habi. Në një reagim zyrtar, ajo theksoi se po shqyrton të gjitha opsionet e mundshme për të mbrojtur të drejtat legjitime të të gjitha ekipeve pjesëmarrëse dhe parimet themelore të lojës së ndershme në sport, si në këtë Kupë Bote ashtu edhe në edicionet e ardhshme.