Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 qershor, ndërsa pamjet e dhunës janë shpërndarë në rrjetet sociale. Sipas njoftimit të policisë, rasti i është referuar Prokurorisë një ditë pas incidentit. Vajzat e përfshira në dhunë po hetohen në gjendje të lirë.
Në videot e publikuara, vajzat shfaqen duke goditur viktimën, pavarësisht lutjeve të saj për të ndaluar.