Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin, ku tre adoleshente, të moshave 15 dhe 19 vjeç, dhunuan një 17-vjeçare. Policia nisi hetimet pasi referoi çështjen në Prokurori më 9 qershor, një ditë pas incidentit.
Pamjet e dhunës, të shpërndara në rrjetet sociale dhe të filmuara nga një prej sulmueseve, tregojnë të miturën duke u goditur me shuplaka dhe grushte. Në video dëgjohet edhe vajza që filmon duke inkurajuar dhunën. Të tria adoleshentet janë proceduar në gjendje të lirë.