Një ngjarje e rëndë dhune është regjistruar në Fier. Tre vajza adoleshente kanë dhunuar fizikisht një bashkëmoshatare të tyre brenda një banese.

Pamjet filmike të shpërndara tregojnë të miturën duke u goditur me shuplaka dhe grushte. Vajza që filmonte dëgjohet gjithashtu duke inkurajuar dhunën.

Policia e Fierit mori denoncimin për rastin dhe ka nisur hetimet. Qëllimi është identifikimi i personave të përfshirë dhe zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje.