Vajza u sulmua fizikisht nga të reja të moshave 15 dhe 19 vjeç. Ngjarja u bë publike ditën e djeshme, ndërsa pamjet e dhunës qarkullojnë në rrjetet sociale. Njëra prej vajzave filmuar ngjarjen, duke nxitur agresoret.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka nisur hetimet. Tre adoleshentet janë proceduar në gjendje të lirë. Ngjarja i është referuar Prokurorisë më 9 qershor.

Nëna kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve përgjegjëse. Ajo thekson frikën për jetën e vajzës dhe sigurinë e fëmijëve të tjerë të familjes.