Një nënë nga Fieri ka denoncuar dhunën ndaj vajzës së saj 17-vjeçare, e cila u sulmua nga tre vajza të tjera. Ngjarja ndodhi pasi vajza po dilte nga kursi i parukerisë, ku autorët i kishin zënë pritë. Nënë thotë se denoncimi është bërë prej një muaji, por nuk është gjetur ende një zgjidhje.

Sipas dëshmisë së nënës, ajo kishte marrë një telefonatë se vajza ishte sëmurë. Kur shkoi ta merrte, vajza ishte e tmerruar dhe kishte shenja dhune, si syri dhe mjekra të nxira. Fillimisht, adoleshentja nuk tregoi se çfarë kishte ndodhur, por më pas rrëfeu se ishte dhunuar nga tre vajza. Ato i ishin afruar me fjalët “Eja me ne se kemi një surprizë”. Vajza filloi të qante dhe të dridhej pas bisedës me nënën e saj.