Fermerët kosovarë të qumështit protestuan sot para Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Prishtinë. Ata shprehën pakënaqësi ndaj politikave aktuale në sektorin e qumështit. Gjatë protestës, fermerët sollën traktorë dhe derdhën qumësht në shenjë revolte para institucionit.
Protestuesit kërkojnë nga institucionet konkrete për mbrojtjen e prodhimit vendor. Gjithashtu, ata theksuan nevojën për përmirësimin e kushteve për prodhuesit e qumështit. Policia e Kosovës ka mbikëqyrur zhvillimin e protestës.